Kylie Jenner çdo ditë e më shumë po mahnit 200 milionë ndjekësit e saj.
Ajo përmes postimeve të ndryshme ndan informacione sa i përket jetës dhe karrierës profesionale, shkruan Daily Mail.
Por, së fundmi ajo zgjodhi që t’i ngrit temperaturat me disa fotografi, ku shihej duke shijuar rrezet e diellit.
Bukuroshja brune u pa me një fustan të ngushte me ngjyrë portokalli, çka i vinte në pah të pasmet e bujshme.
Poza të tilla ajo i mori para rezidencës prej 36 milionë dollarësh në Holmby Hills, njëra prej shtëpive luksoze që ajo ka.
Postimet e saj u pritën jashtëzakonisht mirë në mediat sociale, pasi ajo fitoi më shumë se 3.8 milion pëlqime në postimin e saj brenda një ore. /Telegrafi/