Site icon Telegrafi

Kylie Jenner flet për herë të parë për tradhtinë e mikes së saj me ish të dashurin e Khloe

Në episodin e 16-të të Keeping up with the Kardashians është folur rreth tradhtisë së mikes së familjes, Jordyn Woods me Tristan Thompson i cili njëherisht ishte i dashuri i Khloe Kardashian.

Fansat e Kepping up with the Kardashians ishin të habitur se si erdhi deri të skandali i tyre dhe për pasojat që kishin Kylie Jenner dhe Khloe.

Kylie duket se qëndron e fortë me familjen e saj pasi Khloe zbuloi lajmin se Thompson – me të cilin ka një vajzë 13 muajshe True – nuk besonte se kjo mund të ndodhte nga mikja e saj më e mirë, Woods.

Jordyn Woods dhe Kylie Jenner (Foto: Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)

“As nuk e di nëse duhet t’ju them këtë”, thotë një zë, që duket se është Larsa Pippen,  në telefon. “Këmbët e saj ishin si në mes të këmbëve të tij”, një tjetër zë i thotë Khloé,  në telefon ndërsa dëgjon duke fshirë lotët.

Nëna e vajzave të famshme, Kris Jenner shihet gjithashtu duke qarë. “Kjo do të ndryshojë përgjithmonë marrëdhënien e tyre”, thotë ajo, ndoshta duke iu referuar miqësisë së Kylie me Woods, e cila dyshohet se ishte në tryezë me Thompson.

Khloe Kardashian (Foto: People)

Pas skandalit, Kylie, 21 vjeçe, u distancua nga ish-mikja e ngushtë e saj, teksa u largua nga shtëpia e yllit KUWTK, ku më parë kishte banuar.

“Për ty dhe Jordyn, është si divorc”, Kris 63 vjeçe, i tha Kyliet në promo. Duke folur për herë të parë për skandalin dhe Woods, Kylie tha, “Ajo të largohet”.

Ajo më pas u kthye ka Khloe “Duhet të dish që të dua”. “Unë e shikoj atë në sy, ajo ka kaluar përmes kësaj”, thotë më tej Jenner.

Ndryshe, i dashuri i Khloe, Tristan muaj më parë e kishte tradhtuar atë me miken e ngushtë të familjes Kardashian/Jenner, Jordyn Woods. /Telegrafi/

 

Exit mobile version