Telegrafi

Kylie Jenner flet për herë të parë pas ndarjes nga Travis Scott

Dje (e mërkurë), është bërë e ditur se superylli Kylie Jenner është ndarë nga partneri i saj, reperi Travis Scott pas dy vitesh së bashku.

Dyshja vendosën që të marrin pushim nga marrëdhënia e tyre pas një periudhe të gjatë krize. Çifti janë duke qëndruar në shtëpi të ndara por janë në kontakt të rregullt për hir të vajzës së tyre (Stormi).

Megjithatë, ylli amerikan ka thyer heshtjen rreth ndarjes, duke reaguar për herë të parë përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Twitter.

“Travis dhe unë jemi në kushte të shkëlqyera dhe fokusi ynë kryesor tani është Stormi”. “Miqësia dhe vajza jonë janë përparësi”, ka shkruar në njoftimin e saj Jenner.

Lexo po ashtu Përfundon romanca, ndahen përfundimisht Kylie Jenner dhe Travis Scott

Dyshimet për këtë ndarje erdhën kur Kylie nuk ishte e shoqëruar nga Travis në ceremoninë e dytë të martesës së Justin dhe Hailey Bieber, në Karolinën e Jugut të hënën.

Ylli i shfaqjes televizive “Keeping up with the Kardashians” ishte bashkë me motrën e saj, Kendall dhe nënën Kris, si dhe miq të tjerë si Jaden Smith, gjersa shihet se mungoi vetëm Travis.

Travis Scott dhe Kylie Jenner (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Ndërkaq, pak orë pasi lajmet për ndarjen e e Kyliet nga Travis ‘pushtuan’ tabloidet e huaja, thuhet se zeshkania u pa duke bërë një vizitë në orët e vona të natës te ish-i dashuri e saj, Tyga. /Telegrafi/