Telegrafi

Kylie Jenner flet për emrin e djalit për të cilin kishte thënë se do t’ia ndryshonte

(Foto: Instagram/kyliejenner)

Meqenëse menjëherë pas lindjes së djalit të saj, Kylie Jenner deklaroi se ajo dhe partneri Travis Scott planifikojnë ta ndryshojnë emrin e tij origjinal, Wolf, në episodin e fundit të serialit “The Kardashians” –ajo zbuloi se ai vazhdon të mbajë të njëjtin emër.

Çifti mirëpriti djalin e tyre në shkurt dhe ende nuk e kanë treguar fytyrën e foshnjës, por bukuroshja dha lajmin për djalin në finalen e serialit të platformës Hulu.

Gjatë episodit të të enjtes, i fundit në sezonin e dytë, Kylie tregoi emrin e djalit të saj, pasi u kishte thënë fansave se do ta ndryshonte atë.

(Foto: Instagram/kyliejenner)

“Emri i foshnjës sime është ende Wolf. Do t’ju njoftoj kur t’ia ndryshoj emrin”.

“Ndoshta në sezonin e tretë”, shtoi ajo duke i shkelur syrin kamerës. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/kyliejenner)