Telegrafi

Kylie Jenner e pakënaqur me linjat, përdori Photoshop për rregullimin e fotografisë

Kylie Jenner (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for The Met Museum/Vogue/Guliver)

Kylie Jenner është një prej femrave më të pëlqyera në gjithë botën, meqë falë dukjes së saj merr vëmendje sa herë që paraqitet në evenimente të ndryshme.

Pjesëtarja e klanit Kardashian/Jenner ishte e pranishme në edicionin e sivjetmë të ‘Met Gala’, ku dukej për mrekulli.

Kylie Jenner (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for The Met Museum/Vogue/Guliver)

Megjithatë, duket se bukuroshes nuk i ka pëlqyer figura e saj trupore aq sa fansave të saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kylie Jenner

Në profilin e Kyliet në Instagram janë shpërndarë disa fotografi nga evenimenti, ndërsa në njërin prej tyre i ka treguar linjat trupore.

Por, Jenner ka vendosur ta përdorë programin për rregullimin e fotografive, Photoshop, duke e ngushtuar belin. Dhe kjo është vërejtur nga fansat, të cilët e kanë kritikuar për këtë veprim. /Telegrafi/

Kylie Jenner (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)