Javën e kaluar, bukuroshja Kylie Jenner u shndërrua në personazhin më të përfolur, kjo për shkak të dyshimeve që u ngritën lidhur me atësinë e vajzës së saj.
Reperët Tyga dhe Travis Scott të cilët vazhdimisht ndesheshin duke aluduar se secili prej tyre është babai i vërtetë i foshnjës, teksa të shtunën e kaluar u dha lajmi fëmijë nuk është i asnjërit.
Dyshime i ngritën mbi truprojën e Kyliet, Tim Chung, me të cilin ajo është shumë e lidhur, teksa edhe vajza e porsalindur duket se i përngjanë shumë atij.
Një lajm i tillë është konsideruar qesharak nga Kylie, e cila e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë.
Mirëpo, e njëjta nuk mund të thuhet për truporjen e aluduar si babai i vërtetë i fëmijës.
I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë çështje, Tim Chung as nuk e ka mohuar e as pohuar një gjë të tillë.
“Nuk mund të përgjigjem”, ka thënë ai në momentin që i është drejtuar kjo pyetje, duke lënë kështu edhe më tepër vend për dyshime. /Telegrafi/