Kylie Jenner në përgjithësi njihet për dashurinë që ka për udhëtimet e ndryshme në mbarë botën.
Ajo së fundmi ka qenë në një vend malor, derisa nën shoqërinë e familjarëve, është parë duke skijuar, shkruan Mirror.
Pasi që në vitin e kaluar, Kylie e ka shpenzuar kohën më shumë në rezidencën e saj në Kaliforni, kësaj radhe nuk do të jetë e njëjta.
Bukuroshja brune si duket ka nevojë për një trajtim më të mirë, derisa po e konsideron të mërzitshëm qëndrimin në shtëpi.
Burime afër saj kanë treguar se Jenner është e gatshme të shpenzojë mijëra dollarë, për të kaluar sa më shumë kohë në pushime.
Pavarësisht kritikëve të saj, Kylie nuk e ka ndërmend të ndalet së shpenzuari para për veten dhe familjen e saj. /Telegrafi/