Telegrafi

Kylie Jenner duket tërheqëse ndërsa pozon pranë “Lambourghinit” të saj në vlerë 174 mijë euro

Kylie Jenner u duk përsëri me stil të martën.

Ylli 23-vjeçar i serialit “Keeping Up With The Kardashians” tronditi fansat e saj, teksa u shfaq mjaft me stil në një veshje bardhë e zi.

Ajo dukej e veshur dhe e rregulluar, ndërsa u bë gati të dilte, shkruan DailyMail.

Duke publikuar disa fotografi me këtë pamje në Instagram, Jenner bëri që e gjithë vëmendja e miliona fansave të saj të kthehet nga ajo.

Kylie pozoi para veturës së saj luksoze të tipit “Lambourghini Urus” ngjyrë të kuqe, vlera e të cilit sillet rreth 207 mijë dollarë (174 mijë euro).

Bukuroshja miliardere njihet për koleksionin e saj të veturave luksoze, i cili përbëhet nga: një Lamborghini Aventador, një Rolls-Royce Wraith, një Ferrari 458 Italia, një Bugatti Chiron, një Ghost Rolls Royce, një Ferrari LaFerrari dhe një Rolls-Royce Phantom.

Ajo zotëron gjithashtu një Mercedes-Benz G63 AMG si dhe veturën e parë që bleu në jetë, një Land Rover.

Kylie përfundoi veshjen e saj me disa vathë të stërholluar, një palë syze dielli me diamante dhe një çantë me lëkurë gjarpri. /Telerafi/