Site icon Telegrafi

Kylie Jenner dhuron një milion dollarë për Australinë

Kylie Jenner (Foto: Instagram)

Vitin që lamë pas, Kylie Jenner, ishte zgjedhur miliarderja më e re në moshë dhe e gjithë kjo falë linjës së saj të kozmetikës, “Kylie Cosmetics”.

Dhe tashmë kur të gjithë i kanë ofruar ndihmë Australisë për të luftuar zjarret, një veprim të tillë e ka bërë edhe 22-vjeçarja.

Një burim ka thënë për DailyMail se mogulja e kozmetikës, Kylie Jenner, ka dhuruar një milion dollarë në disa organizata në Australi që po përpiqen të ndihmojnë vendin mes zjarreve të përhapura.

Apel për ndihmë sot ka bërë edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, duke publikuar linçet nga të cilat njerëzit mund të kontribuuojnë.

Lexo po ashtu Rita Ora kërkon ndihmë për të luftuar zjarret në Australi

Në mesin e yjeve që ndihmuan për Australinë është edhe Pink, çifti i njohur australian, Nicole Kidman dhe Keith Urban si dhe aktori po ashtu nga Australia, Chris Hemsworth.

Ndërkaq, temperaturat e larta rekord në Australi kanë ndezur zjarre në të gjithë vendin, duke vrarë miliona kafshë dhe shkatërruar më shumë se 1200 shtëpi.

Mijëra zjarrfikës luftuan kundër zjarreve, por situata po vazhdon të përkeqësohet për shkak të erërave të forta që përhapin flakët. /Telegrafi/

Exit mobile version