Kylie Jenner është duke e përdorur platformën e saj si personazh i famshëm për një kauzë të mirë.
Fillimi i sezonit të 17-të të “Ellen DeGeneres Show” nisi me yllin 22-vjeçar të “Keeping Up With the Kardashians”, Kylie Jenner, e cila u shfaq në episodin e së hënës me nënën e saj, Kris Jenner. Në fakt, kjo shënoi intervistën e parë të themelueses së ‘Kylie Cosmetics’, që nga lindja e saj dhe vajzës së Travis Scott, Stormi Webster.
Duke e bërë këtë episod edhe më të veçantë, Kylie befasoi një organizatë të fuqizimit të grave të quajtur ‘Nest of Love’ me një shumë prej 750,000 dollarësh. Ajo i dhuroi organizatës në tërësi 150 mijë dollarë, Samanthas në veçanti 100 mijë dollarë, dhe çdo anëtareje tjetër nga 50 mijë dollarë. Gjithashtu, ajo i dha secilës një paketë të koleksionit të fundit, “Kylie Cosmetics Birthday”.
Lajmi për këtë dhurim të Kyliet vjen disa muaj pasi ajo u emërua miliarderja më e re në botë nga Forbes. Sigurisht, me statusin e saj mbresëlënës ajo i tha Ellen se motrat e saj të famshme bëjnë shaka me të gjatë gjithë kohës për paratë.
“Sa herë që bisedojnë në grupe Whatsappi se ku do të shkojmë për pushime, të gjithë pyesin: ‘Kylie, do t’i paguash ti?'”, ka treguar ajo.
Ajo më tej shtoi, “Ata me të vërtetë janë krenarë për mua”. /Telegrafi/