Telegrafi

Kylie Jenner dhe Travis Scott në skena ‘të nxehta’ në premierën e dokumentarit të ri për reperin

Kylie Jenner pati një paraqitje mahnitëse së bashku me partnerin e saj, Travis Scott, dhe vajzën e tyre në dokumentarin më të ri të Travis, i cili u dha premierë nga “Netflix” në Santa Monica

Miliarderja 22-vjeçare dukej mbresëlënëse veshur me një fustan të bardhë, përmes së cilit theksoi linjat e saj trupore.

Travis Scott dhe Kylie Jenner në premierën e dokumentarit të ri të reperit (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Kylie dhe Travis kishin me vete në premierë vajzën e tyre Stormi, e cila bëri debutimin e saj në një tapet të kuq, për premierën e dokumentarit të ri për babanë e saj.

Lexo po ashtu Pse Kylie Jenner duket një dekadë më e vjetër se sa është? - Evoluimi drastik i miliarderes më të re në botë në kaq pak kohë

Travis dukej po aq elegant sa Kylie, duke zgjedhur të vishte një kostum ngjyrë kafe saten, këmishë të errët dhe këpucë të mbyllura.

Travis Scott dhe Kylie Jenner në premierën e dokumentarit të ri të reperit (Foto: Tommaso Boddi/Getty Images/Guliver)

Dokumentari i ri i reperit nga “Netflix” flet për turneun e tij fitimprurës ASTROWORLD nëpër botë, duke treguar suksesin e albumit të tij, që qëndroi në krye të Billboard 200.

Filmi i ëmbël prek pak edhe romancën e tij me Kylie, si dhe jetën e tyre familjare me vajzën 18 muajshe Stormi.

Travis Scott dhe Kylie Jenner në premierën e dokumentarit të ri të reperit bashkë me vajzën e tyre, Stormi (Foto: Tommaso Boddi/Getty Images/Guliver)

Duke treguar dashurinë e tyre, çifti kanë dhuruar puthje të ngrohta për njëri-tjetrin para kamerave.

Ata kanë rrëmbyer vëmendjen e të gjithë për momentet intime që shfaqën në tapetin e kuq të premierës. /Telegrafi/