Site icon Telegrafi

Kylie Jenner dhe Travis Scott në një pozë provokuese në kopertinën e revistës “GQ”

Kylie Jenner solli në jetë fëmijën e saj të parë këtë vit, vajzën të cilën e pagëzoi me emrin Stormi.

E shumë përfolur për babanë biologjik, Kylie ka treguar së fundmi se është Travis Scott, ai me të cilin e ka fëmijën.

Lexo po ashtu Kylie Jenner vazhdon të jetë temë në faqet rozë pasi hoqi mbushësit e buzëve

Ata pozuan së bashku për fotosesionin më të ri të revistës italiane “GQ”.

Çifti gjenden në kopertinën e saj reviste në një fotografi mjaft provokuese dhe atraktive.

Në intervistën e dhënë për “GQ”, Jenner flet për jetën e saj të re si nënë, dhe bashkëjetesën me Travisin.

Travis Scott + Kylie Jenner

Ndonëse nuk ka kaluar shumë kohë që kur sollën në jetë vajzën e parë, Kylie ka arritur të rikthejë format, dhe mund të thuhet lirshëm se është një prej nënave më atraktive.

Në rrëfimin e tyre të gjatë për “GQ”, çifti citojnë faktin se nuk brengosen për atë se çfarë të tjerët thonë për ta.

Ata madje shtojnë se nuk shëtisin shpesh së bashku në restorante, duke preferuar më shumë qëndrimin në shtëpi. /Telegrafi/

Kylie Jenner dhe Travis Scott (Foto: Getty Images)
Exit mobile version