Site icon Telegrafi

Kylie Jenner dhe Travis Scott ende bashkë përkundër spekulimeve

Përkundër spekulimeve për tradhti, Kylie Jenner, ka vendosur që të qëndrojë bashkë me Travis Scott.

Kylie e cila është një sipërmarrëse e suksesshme e produkteve të kozmetikës, ka vendosur të mos marrë vendime drastike për të shkatërruar familjen, sipas TMZ.

Ajo besohet se do të tentojë që të provojë dhe t’i bëjë gjërat të funksionojnë me babain dhe vajzën e saj.

Çifti patën konflikt të mërkurën pasi Travis fluturoi në shtëpi për të befasuar Stormin.

Gjatë vizitës, Kylie e shikoi telefonin e Travis dhe zbuloi detaje për tradhti.

Travis ka shtyrë koncertin në Buffalo duke thënë se ishte i sëmurë, por TMZ pohon se ishte për shkak të konfliktit me Kylie.

Menaxherët e Travis megjithatë thonë se ai vërtet ishte i sëmurë.

TMZ shkruan se Kylie është ektremisht e hidhëruar por ajo po tenton të mbetet e qetë për shkak të vajzës.

https://twitter.com/trvisXX/status/1101250694311362561

Travis qëndori nështëpinë e Kylie të mërkurën dhe të enjtën dhe çifti po tenton që t’i rregullojë problemet.

Travis Scott madje deaktivizoi llogarinë në Instagram si shenjë e krizës.

Travis pritet të vazhdojë me turneun sonte në Madison Square Garden në New York. /Telegrafi/

Exit mobile version