Kylie dhe Kendall Jenner ditë më parë u përplasën mes vete, ndërsa kishin përdorur edhe forcat fizike.
Dyshja në serialin Keeping Up With The Kardashians shiheshin duke thënë se nuk do i flasin njëra-tjetrës, shkruan Daily Mail.
Por, duket se në rrjete sociale ato janë duke ironizuar me përleshjen e tyre, ndërsa po ndajnë imazhe nga e kaluara.
Kylie ishte ajo që në një postim në rrjetin social Twitter kishte ndarë një imazh të realizuar vite më parë, ku dyshja shiheshin duke u rrahur.
“Shumë e ngjashme”, ka shkruar miliarderja në përshkrimin e imazhit.
Kendall të njëjtën e ka shpërndarë në profilin e saj, duke shtuar se një gjë e tillë veçse ka ndodhur ditë më parë.
Derisa janë në gjendje të bëjnë shaka me atë çka u ndodhi, Kylie dhe Kendall u betuan se nuk do flisnin, frazë që dukej se ishte e momentit. /Telegrafi/