Site icon Telegrafi

Kylie Jenner dëshiron edhe gjashtë fëmijë

Kylie Jenner dhe Travis Scott (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Kylie Jenner është një nënë beqare, pas ndarjes me babanë e vajzës së saj, Travis Scott.

Por, bukuroshja ende ka dëshirë për të zgjeruar familjen e saj, bazuar në paraqitjen e saj në serinë “#DoYourPart” në Instagram së bashku me shoqen e saj Stassie Karanikolaou.

Kylie tashmë është nënë e një vajze të quajtur Stormi, po duket se nuk mjaftohet vetëm me një fëmijë duke kërkuar kështu edhe gjashtë të tjerë, shkruan Daily Mail.

“Unë dua shtatë fëmijë, por jo tani”, ka thënë 22-vjeçarja duke vazhduar: “Shtatzënia nuk është thjesht shaka, është një gjë serioze dhe është e vështirë, nuk jam ende gati për atë”.

Në mesin e kësaj bisede nuk munguan as edhe bisedat erotike, duke fantazuar për një marrëdhënie të mundshme që mund të ketë Jenner.

Edhe pse Kylie po planifikon për të ardhmen, marrëdhënia e saj me vajzën Stormi është tejet e ngushtë, dukë u veshur edhe me rroba të njëjta.

Stormi, vajza e Kylie dhe Travis erdhi në jetë në vitin 2018, ndërsa pothuajse një vit më pas prindërit e saj u ndanë. /Telegrafi/

Exit mobile version