Telegrafi

Kylie Jenner dekoron shtëpinë për Travis Scott, e quan ‘babanë më të mirë për vajzën’

Kylie Jenner (Foto: Gettyimages/Guliver)

Sikurse shumica e të famshmëve, edhe Kyli Jenner nuk i ka anashkaluar urimet për Ditën Ndërkombëtare të Baballarëve.

Por, ajo nuk e ka lënë me vetëm një mesazh. Përmes disa dekorimeve në shtëpinë e saj, Kylie ka surprizuar babanë e Stromit, Travis Scott, shkruan Daily Mail.

Në disa postime në rrjetin social Instagram, 22 vjeçarja ka ndarë imazhe të ndryshme teksa shihen balona dhe ëmbëlsira të ndryshme.

Dekorimet dhe fotografitë e përgatitura ishin me ngjyrë të kaltër, ndërsa edhe veshjet e tyre përshtateshin me të.

“Babai më i mirë për vajzën tonë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Një epitet të tillë, bukuroshja brune i kishte dhënë edhe në prill të këtij viti, duke e cilësuar si një prind mjaft të përkushtuar.

Dyshja, të cilët janë ndarë rreth tetë muaj më parë, kanë qenë të izoluar në Los Angeles, së bashku me vajzën e tyre. /Telegrafi/