Ajo definitivisht nuk frikësohet që të tregojë publikisht linjat e saj trupore.
Kylie Jenner sërish ishte në disponim të enjtën mbrëma për të postuar disa fotografi tejet seksi në llogarinë e saj në Snapchat.
19 vjeçares i mjaftoi vetëm një pëlhurë e bardhë në pjesën e poshtme teksa sutjenat i kishte të larguara, e me duart mbulonte gjoksin e saj bombastik, shkruan Telegrafi.
Pa të brendshme dhe pa make up, bukuroshja tregon edhe një herë pse mban statusin e një prej femrave më atraktive në botë.
Teksa pjesa lart e veshjes së saj është e realizuar me material të fortë dhe që mbulon plotësisht lëkurën e saj, pjesa e poshtme është vetëm një pëlhurë e hollë me ngjyrë të bardhë e cila zbulonte se për këto foto Kylie nuk përdori fare të brendshme.
Në foton tjetër ajo preferoi të mbulohet totalisht në një xhup të mëndafshtë, i cili as se si nuk e bëri atë të duket më pak atraktive.
Kylie ishte në disponim ditëve të fundit, duke shfaqur linjat e saj bombastike trupore. /Telegrafi/