Kylie Jenner në përgjithësi njihet për jetën luksoze dhe shpenzimet marramendëse që bën.
Kështu, në koleksionin e saj të makinave tashmë është shtuar edhe një tjetër, e cila është e markës ‘Rolls Royce’, shkruan Hollywoodlife.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, ku ofroi pamje nga afër veturës, vlera e të cilës arrin 300 mijë dollarë.
“E porositur rreth një viti më parë, më në fund erdhi”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Vetura dukej si të ishte e Paris Hilton apo Elle Woods, pasi interieri ishte krejtësisht me ngjyrë rozë, me disa shkëlqime të vogla.
Përpos kësaj, ajo posedon edhe një tip tjetër të markës Bugatti Chiron në koleksionin e saj, vlera e të cilës arrin tre milionë dollarë. /Telegrafi/