Site icon Telegrafi

Kylie Jenner bëhet nënë, zbulon se pse e mbajti të fsheshur shtatzëninë (Foto)

Kylie Jenner ka lindur një vajzë të vogël.

20-vjeçarja vendosi të bëjë të ditur këtë lajm të dielën përmes një postimi në Instagram, ku tregoi se bashkë me të dashurin Travis Scott mirëpritën fëmijën e tyre, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Kylie Jenner (Foto: Getty Images)

Në deklaratën e mediave sociale, Jenner: “Vajza ime e bukur dhe e shëndetshme e vogël mbërriti më 1 shkurt dhe unë thjesht nuk munda të prisja për ta ndarë këtë bekim me ju”.

Së bashku me postimin, ajo ndau edhe një video të çiftit, të realizuar në pushimet e fundit, ku shfaqeshin më se të dashuruar krah njëri-tjetrit.

Në fund të klipit, Kylie jep pamjen e parë të fëmijës pasi tregon një krah dhe një këmbë të vajzës së porsalindur.

Kylie zbuloi gjithashtu se ishte zgjedhja e saj për ta mbajtur të gjithë procesin e shtatzënisë sekret ndërsa falënderoi miqtë dhe familjen e saj për mbajtjen e kësaj fshehtësie.

Në deklaratën e saj të Instagramit, Kylie ka shkruar se ka qenë zgjedhja e saj që ta mbajë të fshehur një gjë të tillë, ndërsa reflektoi në përvojën e saj duke e mbajtur fëmijën teksa shkruante shkruante: “Shtatzënia ka qenë përvoja më e bukur, fuqizuese dhe ndryshuese e jetës që kam pasur gjatë gjithë jetës time dhe aktualisht është duke më munguar”. /Telegrafi/

Exit mobile version