Site icon Telegrafi

Kylie Jenner, Ava Max, Cardi B, Rihanna dhe Stanaj i bashkohen fushatës “Black Lives Matter” pas vrasjes së George Floyd

Javën e kaluar, në tabloidet e huaja dhe gjithandej mediave bëri bujë të madhe vdekja e afro-amerikanit, George Floyd.

Kjo pas një video që qarkulloi, ku shfaqet oficeri i policisë në Minneapolis, Derek Chauvin duke i vendosur gjurin në qafë 46-vjeçarit, veprimi i të cilit ka ngjallur protesta të dhunshme në gjithë vendin.

Të famshmit në masë të madhe kanë shprehur mbështetjen ndaj protestave e po ashtu së fundmi janë bashkuar edhe në fushatën “Black Lives Matter”.

Superylli Kylie Jenner, këngëtarja shqiptare Ava Max, artisti Stanaj, këngëtarja nga Barbados, Rihanna dhe reperja Cardi B, kanë qenë ndër artistët që së fundmi kanë reaguar me postime në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Jay Z kërkon që të ndiqen penalisht të gjithë oficerët e përfshirë në vdekjen e George Floyd

Artistët e njëjtë në llogaritë e tyre zyrtare në Instagram kanë publikuar fotografi tërësisht të zeza në shenjë solidarizimi me njerëzit me ngjyrë.

Derek ishte një nga katër oficerët që u pushua nga puna për shkak të vdekjes së Floyd, teksa nuk është bërë ende e ditur nëse janë arrestuar edhe tre policët e tjerë.

Arrestimi i Chauvin erdhi pas trazirave të shkaktuara në të gjithë Minneapolis – dhe në disa shtete – pasi protestuesit kanë kërkuar vazhdimisht drejtësi. /Telegrafi/

Exit mobile version