Telegrafi

Kylie dhe Travis të pandashëm, shpeshtohen shëtitjet mes dyshes

Travis Scott dhe Kylie Jenner (Foto: Tommaso Boddi/Getty Images for Netflix/Guliver)

Kylie Jenner ka qenë duke shijuar kohën më të mirë me Travis Scott dhe vajzën e tyre, Stormi.

Si duket, kjo ka bërë që dyshja të afrohen më shumë mes vete, ku shëtitjet e tyre kohëve të fundit kanë nisur të shpeshtohen, shkruan Daily Mail.

Në një paraqitje të saj, Kylie është shfaqur e mrekullueshme me një fustan të bardhë, ndërsa dilte nga një hotel luksoz me Travis.

Ndërsa, 28-vjeçari është parë me një bluzë me një kapele të bejsbollit, të kombinuara me një palë pantallona të markës ‘Denim’.

Lexo po ashtu Kylie Jenner bëhet me veturë tjetër luksoze, vlera e së cilës arrin 300 mijë dollarë

Që të dy, pas qëndrimit të gjatë në shtëpi në kohën e pandemisë coronavirus, tashmë janë duke shpenzuar kohën në pushime të ndryshme.

Ani pse është aluduar mjaft shumë se Kylie dhe Travis janë kthyer së bashku, asnjëri prej tyre nuk është deklaruar për një gjë të tillë.

Përndryshe, ata janë kanë filluar romancën e tyre në prill të vitit 2017, ndërsa u ndanë në tetor të vitit 2019. /Telegrafi/