Kylie Jenner dhe Kourtney Kardashian janë duke bashkëpunuar në fushën e kozmetikës dhe natyrisht se nuk ka modele më të mira se vet ato për promovimin e produkteve të tyre.
Në kuadër të fushatës reklamuese, dy pjesëtaret e famshme të klanit Kardashian/Jenner kanë pozuar pranë njëra-tjetrës të veshura me bikini.
20-vjeçarja Kylie dhe 39-vjeçarja Kourtney ngjajnë shumë me njëra-tjetrën në fotografinë e përbashkët që e kanë publikuar në rrjetet sociale.
Dy bukuroshet e kanë publikuar edhe një video nga prapaskenat e fotosesionit dhe duken mbresëlënëse.
Bashkëpunimin e tyre profesional e kanë quajtur “Kourt X Kylie”, ndërsa produktet e tyre do të dalin në treg nga dita e martë (24 prill).
Kujtojmë që në fillim të muajit shkurt, Kylie solli në jetë fëmijën e saj të parë, vajzën Stormi Webster, ndërsa menjëherë pas, bukuroshja ka filluar angazhimet e saja profesionale.
Kourtney është nënë e tre fëmijëve, mirëpo fiziku i saj nuk e tregon këtë gjë. /Telegrafi/