Site icon Telegrafi

Kylian Mbappe zbulon se ishte gati të hiqte dorë nga transferimi i ëndrrave te Real Madridi për vëllain e tij Ethan

Në një intervistë të fundit me Canal+ , Kylian Mbappe zbuloi se ishte i gatshëm të hiqte dorë nga transferimi i tij i ëndrrave në Real Madrid për hir të vëllait të tij më të vogël Ethan.

Dy vëllezërit luajtën së bashku te PSG, por këtë verë të dy u larguan.

“Për Ethan, Real Madrid ishte PSG-ja e tij . Ëndrra e tij”.

“I thash: Nëse do të qëndrosh, do ta zgjas edhe unë. Do të qëndroja edhe pak. Do të kisha hequr dorë nga ëndrra ime për Madridin dhe do të kisha qëndruar në Paris. Ai është vëllai im”, deklaroi Mbappe.

Në fund të fundit, megjithatë, dy vëllezër zgjodhën rrugë të ndryshme, me Kylian që u zhvendos në Satiago Bernabeu dhe Ethan duke u bashkuar me Lille. /Telegrafi/

Exit mobile version