Site icon Telegrafi

Kylian Mbappe tashmë është i rëndësishëm për Real Madridin – shifrat e tij e konfirmojnë këtë gjë

Kylian Mbappe ka shënuar golin e tij të gjashtë në pesë ndeshjet e tij të fundit për Real Madridin, duke treguar se ka filluar të kap ritmin që pritet nga ai. 

Francezi gjeti rrjetën në pesë ndeshje radhazi për bardhezinjtë në ndeshjen ndaj Alaves, ku hapi përballjen pas një bashkëveprimi të bukur mes tij dhe Jude Bellingham. 

Më herët, Mbappe ka shënuar gola kundër Espanyolit, Stutgartit, Real Sociedadit, Real Betisit (dy) dhe Atalantas. 

Në përgjithësi, 25-vjeçari ka shtatë gola dhe një asistim në nëntë paraqitje për bardhezinjtë në të gjitha garat. 

Sa i përket La Ligas, Mbappe ka pesë gola në shtatë ndeshje. 

Në këtë mënyrë, Kylian është vetëm një gol pas Robert Leëandoëskit (6) në tabelën e golashënuesve më të mirë të kampionatit spanjoll, ndërsa ka gola aq sa Raphinha./Telegrafi/  

Exit mobile version