Kylian Mbappe mori pjesë në stërvitjen e së shtunës te PSG, në kohë kur po flitet shumë për transferimin te Real Madridi.
Nëse transferimi do të finalizohet, kjo e sotmja do të ishte paraqitja e tij e fundit në kampin stërvitor të klubit.
Leo Messi dhe Neymar gjithashtu ishin të pranishëm në stërvitjen e fundit.
🚨🚨 ÚLTIMA HORA 🚨🚨
💣💥 ABRAZO MBAPPÉ 🤝 LEONARDO en el ENTRENAMIENTO del PSG… 🐢🐢
🧐 ¿Cómo lo interpretas?
🎥 @10JoseAlvarez pic.twitter.com/00LN5Gg9I6
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) August 28, 2021
Në pritje të transferimit nga PSG në Real Madrid, Kylian Mbappé u stërvit normalisht të shtunë në mëngjes me klubin nga kryeqyteti.
Jashtë dhomës së zhveshjes, kampioni botëror takoi edhe Leonardon, drejtorin sportiv.
🚨 Kylian Mbappé and Leonardo in PSG training today. Looks mad awkward. pic.twitter.com/E1kPvEnyQR
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) August 28, 2021
Dyshja u përqafuan nën syrin e fotografëve dhe gazetarëve, veçanërisht spanjollëve, të cilët ishin të pranishëm në një numër të madh sot në Paris.
Mbappé më pas u bashkua me Messin dhe Neymarin me të cilët mori pjesë në nxehjen para stërvitjes, ku pastaj do të bëhet udhëtimi në Reims në Ligue 1.
Është e vështirë të thuhet nëse Mbappe do të marrë pjesë në këtë takim të kampionatit, pasi Real Madridi dëshiron që transferimi të ndodh para të dielës në mbrëmje.
Prandaj është ndoshta hera e fundit që numri 7 shkeli në fushat e “Camp des Loges” pasi, nga e hëna e ardhshme, ai do të bashkohet me ekipin e Francës për tre ndeshjet kualifikuese (Bosnja, Ukraina dhe Finlanda) për kualifikimet për Kupën e Botës 2022 në Katar./Telegrafi/