Site icon Telegrafi

Kylian Mbappe shkakton kaos te Real Madridi: Porositë e shumta të fanellave, vonohen deri në gjashtë javë

Ardhja e Kylian Mbappe te Real Madridi i ka ngarkuar me punë furnitorët e klubit të cilët kanë hasur në vështirësi për të siguruar fanellat.

Tifozët do të kërkojnë të marrin pjesë në prezantimin e tij të dielën, por jo shumë prej tyre do ta bëjnë këtë me fanellat e Mbappes.

Los Blancos do t’i lejojë tifozët të futen në “Santiago Bernabeu” në orën 12:00 të martën, ndërsa Mbappe do të prezantohet para shikuesve – që pritet të jetë në mënyrë spektakolare. Anëtarëve do t’u jepet përparësi për biletat e prezantimit, të cilat mund të rezervohen aktualisht. Anëtarët premium të Real Madridit do të kenë akses të shtunën, ndërsa publiku i gjerë të dielën.

Sulmuesi francez do të prezantohet në mesditë për shkak të një serie prej katër koncertesh të Karol G që do të zhvillohen në “Santiago Bernabeu” nga e shtuna e ardhshme deri të martën.

Ndërkohë sot për herë të parë dolën në shitje fanellat e ‘ Mbappe 9’, me një djalosh që vrapoi në dyqan për të marrë të tijën.

Fanella kushton nga 170 deri 185 euro. Siç detajohet nga ESPN , fansat do të përballen me një pritje prej katër deri në gjashtë javë për të mbërritur te porositë e tyre. Duket se klubi po fajëson për këtë çështje kërkesën e lartë për të pasur një fanellë të francezit.

Është diçka befasuese që Los Blancos, të cilët zakonisht janë kaq të mprehtë në departamentin komercial, por nuk kanë parashikuar një kërkesë kaq të lartë edhe pse para katër muajsh u prit që Mbappe të mbërrinte në klub. /Telegrafi/ 

Exit mobile version