Telegrafi

Kylian Mbappe shënoi super gol ndaj Juventusit

PSG ka kaluar në epërsi ndaj Juventusit në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

PSG po luan për pozitën e parë në grup, ndërsa Juventusi për një vend në Ligën e Evropës.

Me të filluar ndeshja PSG ka kaluar në epërsi ndaj Zonjës së Vjetër.

Një bashkëveprim i bukur mes Lionel Messit dhe Kylian Mbappes, ka bërë që ky i fundit me një gjuajtje të bukur të shënojë për 1-0.

Ky gol hapi ndeshjen që pritet të jetë interesante në vazhdim. /Telegrafi/