Site icon Telegrafi

Kylian Mbappe merr makinën e tij të parë në Madrid – një ‘bishë’ që e vozitë edhe Florentino Perez

Kylian Mbappes i është dhuruar një BMW i7 M70 xDrive, sipas Carlos Espinosa të Marca.

Edhe pse ky nuk është as modeli më i shtrenjtë dhe as më i fuqishëm i BMW-së, ai konsiderohet të jetë modeli më prestigjioz dhe luksoz.

I7 mund të arrijë shpejtësinë deri në 250 km/h dhe të arrijë nga 0 në 100 km/h në vetëm 3.7 sekonda.

Lexo po ashtu Pse lojtarët e pështyjnë ujin dhe nuk e pinë atë?

Përveç komoditetit të përgjithshëm të drejtimit të tij, ky model BMW përmban gjithashtu dyer që mbyllen automatikisht, një ekran për kontrollin e klimës, si dhe masazh dhe ventilim të sediljeve.

Florentino Perez thuhet se zotëron të njëjtin model. /Telegrafi/

Exit mobile version