Telegrafi

Kylian Mbappe heroi i PSG-së, shënon në kohën shtesë për fitoren minimale ndaj Real Madridit

PSG ka mposhtur Real Madridin me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të eliminimi direkt në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë mes PSG-së dhe Real Madridi kishte emocione dhe parisienët ishin ata që kishin më shumë.

Sulmuesi francez Kylian Mbappe i shkaktoi shumë probleme mbrojtjes së Real Madridit.

Rastin më të mirë e kishte në minutën e 18-të, kur Mbappe gjuan, por Thbaut Cortuis ishte në vend.

Pas tij ishte edhe Leo Messi që tentoi, por goditja e tij me të djathtën shkoi jashtë.

Krejt çka bëri Reali ishte një rast me kokë i Casemiros në minutën e fundit, por që shkoi jashtë.

Parisienët fituan penallti në minutën e 60-të me Kylian Mbappe, i cili u ndal nga Dani Carvajal në zonë.

Nga pika e bardhë përgjegjësin për të gjuajtur e mori Lionel Messi që nuk arriti të shënojë, kjo pasoi Thibaut Courtois ishte në vend duke pritur gjuajtjen.

PSG vazhdoi me sulme, ku Neymar dhe Mbappe ishin të rrezikshëm.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej baras në skenë foli Mbappe që me një super aksion shënoi për 1-0.

Një fitore e rëndësishme e PSG-së, por që gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen kthyese. /Telegrafi/