Kylian Mbappe u kthye në “Parc des Princes” të shtunën për herë të parë pas mbylljes së afatit kalimtar, ku ai ishte i lidhur me një lëvizje në Real Madrid, ndërsa mori fishkëllima të mëdha nga fansat e Paris Saint-Germain.
Paris Saint-Germain ishte rikthyer në aksionin e Ligue 1 të shtunën kundër Clermont Foot dhe tifozët e PSG i bënë të ditura ndjenjat e tyre për Mbappen, pas gjithë sagës verore të tij që e lidhte me transferimin te Real Madridi.
Francezi po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me PSG-në dhe duket se nuk dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje të re, gjë që ka zemëruar tifozët që po vënë në dyshim besnikërinë e tij.
Pochettino : "The whistles for Mbappé before the game? I didn't hear anything. On the other hand I heard very well the fans cheering after his goal."#PSG #Pochettino #Mbappe #PSGCLERMONT https://t.co/BCXz4QYxez
— Paris Saint-Germain F.C. (@JohnnyRothen) September 11, 2021
Në ndeshjen e PSG -së në Liuge 1 në shtëpi kundër Strasburgut më 14 gusht, kishte tifozë të cilët gjithashtu talleshin dhe e fishkëllenin Mbappem, pasi e ardhmja e tij ishte në ajër.
Mbappe thuhet se ka refuzuar dy oferta të rinovimit nga PSG dhe është e qartë se tifozët nuk e pëlqejnë këtë gjë.
Toujours des sifflets pour la présentation de Kylian Mbappé au Parc… #psg #PSGCF63 #fbsport #francebleupsg pic.twitter.com/rC8pTjsnIk
— France Bleu Paris (@francebleuparis) September 11, 2021
Nga ana e tij, sulmuesi, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme, ka shprehur angazhimin e tij për PSG , të paktën për këtë sezon.
Pa Neymar, Angel Di Maria, Lionel Messi dhe Sergio Ramos që munguan, PSG fitoi 4-0 ndaj Clermont, ku Mbappe gjeti rrjetën një herë në këtë takim. /Telegrafi/
Mbappe wanted to do Ronaldo’s celebration and then realized he shouldn’t because he plays with Messi 😂I love this kid https://t.co/mmMvuVjYYQ
— Portuguese Football Report (@PortugalFPF) September 11, 2021