Site icon Telegrafi

Kyle Walker në bisedime me gjigantin evropian

Pep Guardiola ka konfirmuar se Kyle Walker do të largohet nga Manchester City, pasi dëshiron një aventurë jashtë Anglisë.

Mbrojtësi anglez do të largohet nga City pas shtatë viteve e gjysmë nga kampioni në fuqi i Anglisë.

Kyle Walker thuhet se ka zhvilluar diskutime me Zlatan Ibrahimovic në lidhje me projektin në AC Milan , sipas gazetarit L’Equipe Loic Tanzi.

Lexo po ashtu Guardiola konfirmon se ylli i Man Cityt ka kërkuar largimin nga klubi

Reprezentuesi anglez është duke u lidhur ngushtë me një lëvizje në gjigantët e Serie A.

Kjo lëvizje e mundshme vjen pasi Walker shprehu interes për të eksploruar opsione jashtë vendit për t’i dhënë fund karrierës së tij.

Lexo po ashtu Fundi i aventurës së Walker tek Man City? Klubi ka gjetur zëvendësuesin e tij

Milan thuhet se është i interesuar për reprezentuesin anglez, por negociatat janë të kushtëzuara për t’i krijuar vend atij në skuadrën e tyre.

34-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 18 ndeshje, por që nuk ka shënuar ose asistuar në asnjërën prej tyre.

Përveç Milanit interesim për anglezin ka shprehur edhe Bayern Munich si dhe klubet arabe. /Telegrafi/

Exit mobile version