Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kyle Walker, ka dhënë një përgjigje të sinqertë kur u pyet për mungesën e Jack Grealish në ekipin e Anglisë për Kampionatin Evropian 2024.
28-vjeçari ka qenë i pranishëm në dy kompeticionet e fundit të mëdha për Anglinë në Euro 2020 dhe në Botërorin e 2022, por nuk ishte pjesë e listës së futbollistëve të ftuar për Euro 2024.
Ylli i Manchester Cityt ishte i përfshirë në listën preliminare të Anglisë por më pas iu bashkua emrave si Jarell Quansah, James Trafford, Curtis Jones dhe Jarrad Branthwaite si pjesë e grupit të lojtarëve që u përjashtuan nga përzgjedhësi Gareth Southgate.
Grealish ka luajtur nga minuta e parë në vetëm 10 ndeshje për Man Cityn këtë sezon në Ligën Premier, aty ku ai ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar vetëm një asistim.
“Ne vetëm besojmë se lojtarët e tjerë kanë pasur sezon më të fortë, veçanërisht në gjashtë muajt e fundit”, ka thënë Southgate kur u pyet për mungesën e Grealish.
“You’re here on merit”
Kyle Walker admits he wasn’t shocked Jack Grealish was left out of the England squad, after his disappointing season ❌#Euro2024 pic.twitter.com/lKWrDpXL0t
— ITV Football (@itvfootball) June 14, 2024
Bashkëlojtari i tij tek City, Walker është pyetur në lidhje me vendimin e Southgate për të mos e ftuar Grealishin.
“I befasuar sepse e di se çfarë Jack mund të bëjë. A isha i befasuar për shkak të lojtarëve që ai ka ftuar? Jo, sepse unë besoj që të gjithë kanë kualitet të madh dhe të gjithë kanë pasur një sezon të mirë”.
“Unë mendoj se Jack do të jetë i pari që do të thotë se ai mund të kishte pasur një sezon më të mirë. Unë mendoj se ai ka dalë publikisht dhe ka thënë se ka mundur të ketë një sezon më të mirë”.
“Kështu që në çfarë bazohet trajneri? Në formë ose njerëz që ai e di se kanë shkëlqyer në gara të tilla më herët”, ka thënë Walker./Telegrafi/