Lauryn Goodman është bërë nënë për herë të parë pasi ka mirëpritur foshnjën e saj me futbollistin e Anglisë, Kyle Walker.
Ylli i rrjeteve sociale, 29-vjeçe, përmes një postimi të publikuar në Instagram të hënën njoftoi se ka lindur fëmijën e parë.
Lauryn ndau imazhin e parë të bebes së saj, ndërsa tha se është bekimi më i madh që ajo ka, duke mos e besuar këtë akoma.
“Unë dua të ju prezantoj të gjithëve me foshnjën time. Ishte nata e parë dhe u ndjeva aq bukur që të kisha gjithë natën pranë meje. Ky ka qenë vërtet bekimi më i madh dhe unë vazhdoj të qaj duke menduar se nuk mund të besoj se ju kam bërë dhe ju jeni këtu”.
“Ju keni kundërshtuar të gjitha mosmarrëveshjet dhe ju jeni gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Fjalët nuk mund të përshkruajnë dashurinë që ndiej për ju tashmë. Por tani për tani, thjesht kam dashur ta ndaj këtë moment me ju të gjithë, pasi ju keni qenë kaq të mahnitshëm me këshillat dhe mesazhet tuaja”, ka thënë ndër tjerash ajo.
Bukuroshes mjekët i kishin thënë se nuk mund të mbetet shtatzënë në mënyrë të natyrshme, prandaj ajo fëmijën që e ka lindur e ka quajtur ‘një mrekulli’.
Ky është fëmija i parë për Goodman dhe fëmija i katërt për mbrojtësin e Manchester Cityt. /Telegrafi/