Telegrafi

Kyie Jenner si njëzetvjeçare ka pasuri prej 900 milionë dollarësh

ORLANDO, FL - MARCH 11: Kylie Jenner hosts Sugar Factory Orlando Grand Opening on March 11, 2016 in Orlando, Florida. (Photo by Gerardo Mora/Getty Images for Sugar Factory American Brasserie)

Ish-yll i shout televiziv “Keeping Up with the Kardashians”, Kylie Jenner ka pasuri prej 900 milionë dollarëve (770 milionë euro) në moshën 20 vjeçare.

Revista e biznesit Forbes tha se ylli i medias sociale është në rrugë të mbarë për t’u bërë “miliarderja më e re në botë”.

Guru e modës, më e reja e klanit Kardashian, nisi një kompani kozmetike dy vjet më parë.

“Unë nuk mund të besoj se jam duke postuar ballinën e revistës Formes me fotografinë time. Faleminderit për këtë artikull dhe jam kaq e bekuar që të bëj atë që dua çdo ditë. Unë nuk mund ta kisha ëndërruar këtë!”, ka shkruar ajo në Instagram

Motra e saj, Kim Kardashian West raportohet se ka pasur në vlerë neto prej 350 milionë dollarë (300 milionë euro).

Jenner, e cili aktualisht nuk është aq e vjetër sa edhe për të pirë alkool në SHBA, do të musht 21 vjet në muajin gusht.

Më parë këtë javë, Jenner, një nënë e një vajze të quajtur Stormi, njoftoi se do të ndaloj injektimin e buzëve, të njohura si mbushëse të lëkurës.

Ajo më vonë lansoi markën e saj “Kylie Cosmetics”, e cila përfshinte një linjë të produkteve për buzët të dizajnuara për të ndihmuar klientët që buzët të dukeshin më të mëdha përmes mbushjes së tyre. /Telegrafi/