Site icon Telegrafi

Ky vrasës me pagesë “duhet pushuar nga puna”! (Video)

Një vrasës me pagesë është bërë “gazi i botës”, pas postimit të një videoje në internet.

Aty shfaqet momenti kur ai vazhdimisht qëllon mbi objektivin, por që çuditërisht nuk dërgon asnjë plumb në shenjë, megjithëse ndodhet në një distancë shumë të shkurtër me objektivin.

Gjithçka është filmuar teksa vrasësi me pagesë futet në një zyre në Santa Clara afër qytetit Rio de Janeiro në Brazil.

Në video shihet vrasësi duke qëlluar 6 herë por asnjë nga plumbat nuk e godet objektivin.

Exit mobile version