Në vend të tretmanëve të shtrenjtë, provoni t’i hiqni rrudhat me ushtrime për fytyrë dhe me masazh të lehtë
Ky ushtrim është në gjendje që perfekt të shtrijë lëkurën e lëshuar të fytyrës. Faqet bëhen më të plota dhe më elastike. Lëkura shtrihet, ndërsa rrudhat hiqen! – transmeton Telegrafi.
Ushtrimi:
Shpina është drejt, ndërkaq koka e hedhur prapa në drejtim të qiellit.
1. Goja është e hapur.
2. Këndet e buzëve janë të tërhequra në drejtim të dhëmbëve të fundit dhe janë të hapura shumë, sikur te dentisti.
3. Me buzën e poshtme mbuloni dhëmbët e poshtëm dhe rrotullojeni sipër dhëmbëve.
4. Buzën e sipërme shtrëngojeni fortë për dhëmbët e sipërm.
5. Nofulla e poshtme është e shtyrë butë përpara.
6. Gishtin tregues vënie në mjekër në mënyrë që të siguroni rezistencë të butë.
7. Fokusohuni në këndet e buzëve, pra hapni dhe mbyllni nofullën me lëvizje të ngadalshme 10 herë me radhë. Mjekrën shtyjeni butë përpara.
8. Kokën lakojeni prapa sa më shumë që të jetë e mundshme, ndërkaq mjekrën drejtojeni drejt tavanit. Goja mbetet e hapur, nofullat të shtyra përpara. Qëndroni në këtë pozitë. Numëromi deri në 30.
9. Ngrini duart drejt tavanit dhe me frymëmarrje të thellë e të zëshme relaksohuni tërësisht.
10. Me maja të gishtave kaloni nëpër sipërfaqe të fytyrës, pastaj me gjithë pëllëmbën kaloni sipër muskujve të qafës dhe fytyrës duke i bërë masazh të butë.
Për ta bërë drejt këtë ushtrim patjetër duhet të keni parasysh që gojën ta hapni dhe mbyllni me ndihmën e këndeve të buzëve, jo me ndihmën e nyjave të nofullës. /Telegrafi/