Aktivizohen muskujt e stomakut, shpinës dhe të anës së brendshme të kofshëve
Sot po ju prezantojmë ushtrimin e thjeshtë, të cilin e propozon Tamayo, ekspert japonez i humbjes së peshës trupore, transmeton Telegrafi.
Fjala është për ushtrimin e shtrirjes, i cili ndihmon që të aktivizohen muskujt e abdomenit dhe të shpinës të cilat me shtrirje edhe i forcojmë.
Veç kësaj, ky ushtrim ndikon aktivisht edhe në anën e brendshme të kofshëve. Ushtrimi vërtet është i magjishëm!
Si praktikohet ushtrimi:
Qëndrojmë me këmbë të hapura gjerësisht, me shputa të kthyera nga jashtë. Gishtat e këmbëve dhe gjunjët janë të kthyer në të njëjtin drejtim. Këmbët të lakuara në gjunjë. Për mbajtjen e ekuilibrit, vendosni duart në gjunjë.
Tani filloni ta praktikoni ushtrimin – më parë përkuluni përpara, duke e kthyer supin e djathtë majtas dhe brenda, me ç’rast supi i majtë shkon prapa.
Duhet të ndieni se si shtrihen muskujt e kofshëve, të belit dhe të shpinës. Qëndroni në atë pozitë 3 sekonda, pastaj kthehuni në pozitën fillestare. Përsëriteni të njëjtin veprim edhe në drejtimin tjetër.
Lëvizjet duhet t’i bëni ngadalë dhe me kujdes, gjithë kohës duke ndier tendosje të muskujve. Ushtrimin bëjeni 2 herë në ditë nga 10 përsëritje.
Pas 2-3 javësh të ushtrimit të rregullt pas disa ditëve do të hetoni se si shpina dhe ijet bëhen më elastike dhe dhembja zhduket.
Për të gjithë ata të cilët qëndrojnë shumë ulur, ky ushtrim vërtet është i pazëvendësueshëm!
Në video shikoni se si saktësisht bëhet ky ushtrim!
/Telegrafi/