Nëse dëshironi që sa më parë të keni muskuj barku, atëherë ndoshta ka ardhur koha t’i shmangni barkoret.
Barkoret dinë të jenë ushtrimi primar i shumë njerëzve të cilët dëshirojnë të ndërtojnë muskuj barkut, dhe pavarësisht se ndihmojnë në targetimin e muskujve abdominal, ekziston një ushtrim tjetër i cili është më efektiv sesa barkoret.
Dennys Lozada, trajner i Nike, në videon e mëposhtme demonstron një teknikë boksi me të cilën i ushtron muskujt e tij të barkut.
Ai sugjeron ta perfermoni këtë ushtrim për 30 deri në 45 sekonda me 10 deri 15 sekonda pushim për tri runde. /Telegrafi/