Telegrafi

Ky tualet lëshohet me qira, çmimi 3 mijë funte në muaj

Një sipërmarrës ka vendosur të provojë të lëshojë me qira një tualet për 3 mijë funte në muaj – që i bie rreth 6 mijë vizitorë për muaj nëse ngarkohen me 0,50 funte “për shërbim”.

Ndërtuesi James Atherton është në kërkim të lëshimit me qira ose të shesë një “WC private” e cila gjendet brenda një blloku apartamentesh në Highgate West Hill.

Ajo është e vendosur në një pikë ndalese të autobusëve në fund të Hampstead Heath, transmeton Telegrafi.

Objekti është duke u promovuar me një shenjë në mur që ofron një “hapësirë për tualet” duke shpresuar për të kapur vëmendjen e shoferëve të autobusëve të cilët duhet të ndalen për të “lehtësuar veten”.

Atherton gjithashtu parashikoi një rritje të interesit në qoftë se Këshilli Camden ndjek planet e saj për të mbyllur një WC publike aty afër.

Atherton është shprehur se shoferët e autobusëve në Highgate nuk kanë tualet dhe se ai ka menduar se ata do të mund të jenë të interesuar për të blerë WC e tij ose edhe për ta marrë me qira.

Pavarësisht “interesimit të madh” për tualetin, ai nuk ka marrë ende një ofertë të përshtatshme. /Telegrafi/