Qepët shtojnë aromë dhe shije të mahnitshme në vakte, por ato mund të jenë të vështira për t’u përgatitur.
Edhe para se të marrin mundësinë për të na bërë të qajmë, qërimi i qepës mund t’ju bëjë të pyesni veten nëse ju duhen vërtet në gjellën tuaj.
Me sa duket, gjithçka që duhet të bëni është t’i jepni një goditje të mirë!
Shikoni videon për të parë se çfarë duam të themi:
Në thelb, prerja e një qepe në gjysmë dhe goditja e saj me grusht do ta plasë dhe lehtësojë procesin.
Komente mbi postimin tregojnë se ky nuk është në të vërtetë një truk i ri, kuzhinierët e përdorin atë në Indi për vite me radhë.
Kuzhinieri i famshëm, Sanjeev Kapoor, madje e përmend atë në një nga postimet e tij. Ai gjithashtu pretendon se përdorimi i një thike të mprehtë dhe mosprerja e rrënjëve të qepës mund të ndihmojë në shmangien e lotëve ndërsa e përgatitni qepën. /Telegrafi/