Site icon Telegrafi

Ky “truk i fshehur” tek makina për larjen e enëve ju kursen kohë dhe stres

Një grua ka ndarë në rrjetet sociale një truk mjaft të dobishëm për përdorimin e makinës për larjen e enëve.

Ndonëse kursejmë kohë të mjaftueshme kur përdorimin makinën për larjen e enëve, ndonjëherë e kemi të pamundur “t’ua bëjmë vendin” të gjitha pjatave dhe gotave, duke qenë se këto të fundit ndonjëherë janë më të gjata se hapësira brenda, transmeton Telegrafi.

@hotdogsilly #duet with @frunpalandet86 SHOOK @cirah33 #fyp ♬ Hard Times – Paramore

Megjithatë, një truk i shpërndarë në internet e zgjidh pikërisht këtë çështje.

Në rast se dëshironi që të futni edhe gotat e gjata në makinë, siguroni që të vendosni raftin e dytë të makinës një ose dy inç më poshtë në mënyrë që të krijoni hapësirën e nevojshme.

Në një video të shpërndarë në internet, gruaja që ndau këtë truk demonstron se si krijon hapësirë për vendosjen e gotave të verës në makinën larëse.

Përdorues të shumtë e mirëpritën këtë duke pyetur veten se si nuk iu kishte shkuar mendja aty. /Telegrafi/

Exit mobile version