Ajo po bëhet gati që të fryjë 50 qirinj në tortën e saj të ditëlindjes vitin e ardhshëm, por sigurisht që Jennifer Lopez nuk e sheh kurrë moshën e saj. As ne në fakt!
Është një nga ato ikonat botërore të stilit dhe bukurisë, sa kurdoherë që ajo shfaqet në skenë apo ekran, i lë të gjithë me gojëhapur!
Nëna e dy fëmijëve pa dyshim punon shumë për të mbajtur një trup rinor dhe në super formë, por duket se është gjithashtu një tifoze e një trajtimi të veçantë bukurie:
Quhet “Caci Beauty” dhe është një metodë trajtimi jo kirurgjikale që ndryshon totalisht pamjen tuaj.
Dhe nuk është e vetmja! Fytyrat e tjera të famshme të cilët janë admiruese e një lëkure të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme, si në tapetin e kuq, përfshijnë yllin e reality show-t Kim Kardashian dhe aktoren Lindsay Lohan.
Trajtimi jo kirurgjikal me Caci-n është një procedurë e vënies në punë të muskujve të fytyrës, këshillon Class. Duke përdorur teknologjinë që dërgon impulse të vogla elektrike që heqin dhe tonojnë muskujt e fytyrës dhe zonës së qafës.
Trajtimi mund të përmirësojë elasticitetin e lëkurës dhe të zvogëlojë linjat e imta dhe të rrudhave.
Të tjerë të famshëm që kanë qenë të njohur për të shijuar përfitimet e Caci-t përfshijnë Rochelle Humes, Denise van Outen dhe një sërë yjesh të tjerë të botës së spektaklit dhe kinematografisë që janë “çmendur” tashmë pas mrekullive që bën ky lloj trajtimi. /Telegrafi/