Një aeroplan me 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit është përplasur me një helikopter të ushtrisë gjatë uljes në Aeroportin Kombëtar Ronald Reagan pranë Uashingtonit, duke nxitur një operacion të madh kërkim-shpëtimi në lumin Potomac aty pranë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nuk kishte të dhëna të menjëhershme për numrin e viktimave, por të gjitha ngritjet dhe uljet nga aeroporti afër Uashingtonit u ndaluan pasi helikopterët nga agjencitë e zbatimit të ligjit në të gjithë rajonin fluturuan mbi vendngjarje në kërkim të të mbijetuarve.
Anijet e shpëtimit me fryrje u hodhën në lumin Potomac nga një pikë afër aeroportit përgjatë parkut George Washington, në veri të aeroportit.
Helikopteri i ushtrisë ishte në një fluturim stërvitor në atë kohë, sipas një zyrtari.
Multiple deaths have been reported after an American Airlines regional passenger jet and a US Army Black Hawk helicopter crashed into the Potomac River after a midair collision near Reagan Washington National Airport https://t.co/tl4kHlGefV pic.twitter.com/t3W8T31QtM
— Reuters (@Reuters) January 30, 2025
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem tha se ajo do të vendoste të gjitha burimet e disponueshme nga Roja Bregdetare e SHBA për përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.
“Ne jemi duke monitoruar në mënyrë aktive situatën dhe jemi gati për të mbështetur reaguesit lokalë”, ka thënë Noem në një postim në X.
Presidenti Donald Trump u informua, tha sekretari i tij i shtypit.
BREAKING: Mid-air collision between a helicopter and commercial jet on approach to Ronald Reagan Washington National Airport. Rescue boats are scanning the Potomac River. pic.twitter.com/ySwHFq9Ej1
— Breaking 4 News (@Breaking_4_News) January 30, 2025
Administrata Federale e Aviacionit theksoi se përplasja në ajër ndodhi rreth orës 21:00 me kohën lokale (3 të mëngjesit me kohën e Evropës Qendrore) kur një aeroplan rajonal që ishte nisur nga Wichita, Kansas, u përplas me një helikopter ushtarak në një fluturim stërvitor ndërsa po afrohej në një pistë të aeroportit.
Ndërkohë disa pamje të publikuara në rrjetet sociale pretendohet se tregojnë momentin e përplasjes.
Aeroporti tha se personeli i urgjencës po i përgjigjej “një incidenti në aeroport”. /Telegrafi/