Telegrafi

Ky thuhet të jetë momenti kur mbështetësit e Trump ‘njoftojnë policët se dikush po ngjitej në çati’ – pak sekonda para se të fillojnë të shtënat

Ky thuhet të jetë momenti tronditës kur mbështetësit e Donald Trump regjistrojnë atentatorin e mundshëm Thomas Crooks duke u ngjitur në çati sekonda para se të qëllonte.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë pjesëmarrësit në tubim që tregojnë Crooks të shtrirë në çati ndërsa Donald Trump vazhdon të flasë në tubim.

Crooks mund të shihet “duke u zhvendosur” ndërsa përgatitet të qëllojë mbi ish-presidentin.

Mbështetësit e Trump pranë ndërtesave mund të dëgjohen duke ngritur alarmin dhe duke bërtitur “ai është në çati, ai është pikërisht atje”.

Lexo po ashtu Një polic ishte përballur në çati me njeriun që tentoi të vriste Donald Trumpin, pak minuta para të shtënave - thuhet në një raport

Një person tjetër thotë: “Dikush është në çati, shiko”.

Lexo po ashtu Gazetari italian tregon se si u bë objektivi i lajmeve të rreme “si i dyshuari që qëndron pas atentatit ndaj Donald Trump”

E pamjet e tjera kapën një pjesëmarrës në tubim duke folur me një oficer vetëm disa metra larg çatisë nga ku Thomas Crooks qëlloi mbi presidentin.

Sulmuesi mori pozicionin pasi u ngjit në një shkallë dhe zvarritet nëpër një çati në pikën e tij të favorshme.

Disa dëshmitarë okularë në tubim thanë se ata panë Crooks në çati para të shtënave. /Telegrafi/