Site icon Telegrafi

Ky do të jetë titulli i programit festiv të “Portokallisë” për Vitin e Ri 2017

Me ardhjen e festave të fundvitit, të gjitha televizonet shqiptare kanë përgatitur plot surpriza në programet e tyre festive, për t’ju ofruar shikuesve sa më shumë kënaqësi në natën e ndërrimit të viteve.

Një nga emisionet më të shumëpritura në Shqipëri është programi humoristik “Portokalli”, i cili çdo vit sjell një skaletë të gjatë me pika humoristike, edhe kësaj radhe ka rezervuar plot befasi për publikun.

Lexo po ashtu Filmat e Krishtlindjeve, bie miti i magjisë këtë vit

Ndër vite ky program ka sjellë plot versione të programit festiv, gjersa gjithnjë është shfaqur me një titull tjetër në natën festive.

Është bërë e ditur se këtë vit, emri i emisionit në datën 31 dhjetor do të jetë “Trafik 2017”.

Mbetet të shihet se sa do të qeshin shqiptarët me emisionin festiv të këtij viti. /Telegrafi/

 

Exit mobile version