Telegrafi

Ky do të jetë gjyqtari i ndeshjes Partizani-Salzburg

Në ndeshjen mes Partigazinit të Tiranës dhe Salzburgut, e vlefshme për kualifikimet e Ligës së Kampionëve, do të ndahet drejtësia nga një gjyqtar anglez.

Do të jetë gjyqtari 31-vjeçar, Michael Oliver, i caktuar si kryesor për takimin vendimtar të skuadrës shqiptare, teksa ndihmës të tij do të jenë anglezët Stuart Burt e Adam Nunn.

Oliver është një gjyqtar i ri, por ai ka arritur t’i ngjisë me shpejtësi shkallët e karrierës ku numëron shumë ndeshje në arenën ndërkombëtare.

Ai drejton ndeshje në Ligën Premier që prej vitit 2010, ndërsa në FIFA është regjistruar gjatë vitit 2012.

Takimi i fundit i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare si arbitër kryesor ishte ai mes Galatasarayit dhe Lazios në 1/8-at e Ligës së Evropës, ndeshje që u mbyll në barazim 1-1, ndërsa më parë nuk ka drejtuar asnjë ndeshje të klubeve shqiptare. /Telegrafi/