Site icon Telegrafi

Ky do të jetë formacioni i Kosovës përballë Ukrainës

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku ka premtuar ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Ukrainës.

Kështu edhe do të ndodhë pasi pritën disa ndryshime në formacion dhe lojtarët që kishin paraqitje të zbehtë do të ulën në bankë.

Burime të Telegrafit pranë Përfaqësueses së Kosovës bëjnë me dije se tre lojtarë të ndryshëm do të jenë nga ndeshja e kaluar.

Në portë do të mbetet kapiteni Samir Ujkani, ndërsa mbrojtja do ta pësojë vetëm një ndryshim.

Perdedaj mbetet i pazëvendësueshëm në krahun e djathtë ashtu si Pnishi në qendër i cili do ta ketë Rrahmanin në partneritet dhe Pepa do të ulët në bankë ndërsa në të majtë Leart Paqarada.

Paraqitja fantastike për 15 minuta e Herolind Shalës e ka bindur trajnerin Albert Bunjaku i cili do t’ia besojë fanellën titullarit, ndërsa përkrah tij është ylli i ri Hekuran Kryeziu.

Milot Rashica do të jetë në krahun e djathtë të mesfushës, ndërsa në të majtin Arber Zeneli i cili do ta lë në bankë Bernard Berishën që nuk ishte në ditën e tij më të mirë ndaj Kroacisë.

Në pozitën e mesfushorit ofensivë është Valon Berisha, ndërsa në sulm i vetëm Albert Bunjaku që zë vendin e Bersant Celinës i cili dëshpëroi me lojë ndaj Kroacisë.

Formacioni i Kosovës (4-5-1). Ujkani, Perdedaj, Rrahmani, Pnishi, Paqarada; Shala, Kryeziu, Rashica, Valon Berisha, Zeneli; Bunjaku. /Telegrafi/

Exit mobile version