Dhjetëra njerëz, kryesisht gazetarë janë mbledhur sot në mëngjes në platformën 1 në një stacion hekurudhor në Beograd për të parë nisjen e trenit, që nga pas lufta, shkon për herë të parë Mitrovicë.
Është raportuar se treni “rus”, të cilin mediat serbe e kanë quajtur edhe “historik” pritet që gjatë orëve të mbrëmjes të arrijë në Kosovë, gjegjësisht në pjesën veriore të Mitrovicës.
Burime të Telegrafit kanë bërë të ditur se Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës ka instruksione për t’iu ardhur në ndihmë Policisë Kufitare për të kryer kontrollin e nevojshëm në trenin i cili është duke ardhur nga Serbia.
Megjithatë, po sipas të njëjtave burimeve, nuk ka pasur ndonjë urdhër për ndalimin e futjes së trenit në Kosovë.
Telegrafi u sjell një fotografi, ku shihet hekurudha në Mitrovicën Veriore ku do ta ketë stacionin e fundit treni që është duke ardhur nga Beogradi. /Telegrafi/