Site icon Telegrafi

Ky do të ishte vërtet mish i freskët! Momenti kur demi futet në një dyqan kasapi, gjatë festivalit në Spanjë

Ky është momenti kur një dem futet në një dyqan kasapi gjatë një festivali spanjoll.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, situata e çuditshme ndodhi gjatë ngjarjes së parë të demave në festat e qytetit të Estella, në rajonin verior spanjoll të Navarra.

Siç edhe mund të shihet, demi ishte futur në dyqanin e një kasapi, derisa një grup burrash ta nxjerrin “demin kokëfortë” nga dyqani.

Ndërsa burrat tërheqin kafshën nga bishti, ai nuk dëshiron të dorëzohet, madje edhe duke shkelmuar në drejtim të tyre.

Dhe përfundimisht, të pranishmit arrijnë ta nxjerrin atë nga aty. /Telegrafi/

Exit mobile version