Newcastle United është duke u përgatitur për një epokë të re, pasi pronari Mike Ashley ka konfirmuar se do të shesë klubin.
Magpies thuhet se do të blihen nga princi nga Arabia Saudite, Mohammed bin Salamn, që ka një pasuri mbi 260 miliardë euro.
Nëse Bin Salman e blenë klubin, atëherë do të ishte më i pasuri prej të gjithë pronarëve të tjerë nga Liga Premier.
Me ardhjen e tij, do të ndryshonte edhe Newcastle, derisa BBC Sport ka përpiluar një formacion se si mund të dukej skuadra angleze.
Philippe Coutinho, Edinson Cavani, Kalidou Koulibaly, Nabil Fekir, Arturo Vidal e disa të tjerë mund të përfundojnë te Newcastle.
Klubi anglez do t’i bashkëngjitej Chelseat dhe Manchester Cityt, që kanë bërë të njëjtën gjë, duke shpenzuar para të majme për ndërtimin e skuadrës së tyre. /Telegrafi/